Autori i biografisë së Messit tregon të ardhmen e sulmuesit: Do të rinovojë kontratën me…

Guillem Balague, autor i biografisë së Leo Messit ka folur për të ardhmen e yllit argjentinas, kontrata e të cilit me PSG përfundon qershorin e ardhshëm. Por ndërkohë që ai po zhvillon një sezon pozitiv, ish-lojtari i Barçës mund të vazhdojë aventurën në Paris edhe pse nuk do të vendosë asgjë para Kupës së Botës.

Siç zbulohet ekskluzivisht nga le10sport.com, PSG ka nisur të lëvizë për zgjatjen e kontratës së Lionel Messit. Nga ana e presidencës është hapur drita jeshile dhe tashmë Luis Campos ka nisur të diskutojë me njerëzit e Messit.

“Ndjenja që kam, dhe ai e tha këtë, është se ai do të vendosë pas Kupës së Botës. Nëse PSG e vendos kontratën në tavolinë sot, mendoj se do ta nënshkruajë dhe do të qëndrojë, por ai tha se do ta mendojë sepse dëshiron të shohë si është pas Kupës së Botës”, shpjegon Guillem Balague.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *