Emri/ I dënuar për falsifikim dokumentesh, arrestohet 54-vjeçari në Tiranë

Vijojnë arrestimet e personave të shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit.

54-vjeçari Flamur Dema është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi rezulton i dënuar me 1 vit burg nga Gjykata e Tiranës për falsifikim dokumentesh.

Njoftimi:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ndaluan shtetasin në kërkim Flamur Dema, 54 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *