Alarmante! Përmbanin kimikate kancerogjene, hiqen nga tregu ilaçet e tensionit të lartë

Një mjoftim nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave bëri me dije se dy ilaçet Quinapril dhe Hidroklorotiazide janë tërhequr nga tregu për shkak të pranisë së nitrosaminës, sipas një njoftimi të postuar në faqen e internetit të Administratës së Ushqimit dhe Barnave.

Shkaku i heqjes së këtyre ilaçeve ka qenë prania e nitrosamine, ose N-nitroso-quinapril, një substancë që gjendet zakonisht në ujë dhe ushqime, duke përfshirë mishrat e pjekur në skarë, produktet e qumështit dhe perimet.

Të gjithë janë të ekspozuar ndaj disa niveleve të nitrozaminave, tha FDA, por ekspozimi ndaj tyre mbi nivelet e pranueshme për periudha të gjata kohore mund të rrisë rrezikun e kancerit.

Tabletat Quinapril dhe Hydrochlorothiazide përdoren për trajtimin e hipertensionit. Pacientët duhet të kontaktojnë mjekun e tyre nëse do të vazhdojnë të marrin mjekimin e tyre ose nëse duhet të marrin në konsideratë një trajtim alternativ.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *