U qëllua në të dyja këmbët në Vlorë, prangoset i plagosuri dhe një 46-vjeçar

Mbrëmjen e djeshme në Vlorë, Ergys Likaj 39 vjeç u qëllua me armë zjarri duke u plagosur në të dyja këmbët. Likaj ka mohuar pistën e vetëplagosjes aksidentale, ndërsa ngjarja dyshohet se ka ndodhur në zonën e lungomares.

Mbas hetimeve rreth kësaj ngjarje Policia e Vlorës ka arrestuar të plagosurin i cili është jashtë rrezikut për jetën,  për veprën penale “Moskallëzim krimi”. Bashkë me të është arrestuar edhe një 46-vjeçar me iniciale K.Xh., ndaj të cilit rëndojnë akuzat e moskallëzimit të krimit dhe deklaratë të rremë përpara oficerit të policisë gjyqësorë.

Njoftimi Policisë:

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku në spitalin e Vlorës u paraqit për ndihmë mjekësore, shtetasi Ergys Lekaj, 39 vjeç, dyshohet i plagosur me armë zjarri, i cili aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve: E. L., 39 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Moskallëzim krimi” dhe K. Xh., 46 vjeç banues në Vlorë, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Deklaratë e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *