Sherri masiv në Përmet/ Reagon policia: 3 përfundojnë në spital, 1 në pranga dhe 1 tjetër shpallet në kërkim

Policia ka reaguar për sherrin masiv të ndodhur në Përmet, qytet ky i cilësuar si një nga më pak agresivët, në vendin tonë.

Sipas policisë  në vendin e quajtur “Agjencia”, janë konfliktuar me sende të forta, shtetasit K. N., 48 vjeç dhe J. N., 25 vjeç, me shtetasit Kosta Xhallo., Dh. Xh. dhe E. A., të gjithë banues në Përmet.

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar shtetasit  Kosta Xhallo., 33 vjeç, Dh. Xh., 70 vjeç dhe E. A., 40 vjeç, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit K. N. për në ambientet e Komisariatit të Policisë Përmet për të vijuar me procedurat e mëtejshme.

Gjithashtu është shoqëruar për në ambientet e Komisariatit dhe shtetasi Gj. B. Si dhe është shpallur në kërkim shtetasi J. N. dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *