Nga takime me të rinjtë ku është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, zëvendës kryeministrja Belinda Balluku tha se çmimi i energjisë elektrike është rritur në mënyrë të konsiderueshme.
Gjithashtu ajo theksoi se qeveris ka mbrojtur konsumatorët familjarë dhe bizneset e vogla dhe të mesme nga rritja e çmimit të energjisë.
“Rritja e çmimit të energjisë elektrike ka kaluar në ekstrem. Nga 32 euro për kilovat që ishte në fillimin e 2021, sot ka arritur në 1040 euro për kilovat. Pra na ka vendosur në presion si qeveri, por jo vetëm në.
Por kjo nuk na ka ndalur që mbrojmë familjet dhe bizneset e vogla dhe të mesme nga rritja e çmimit të energjisë. Nuk kemi mbrojtur me mijëra biznese nga rritja e çmimit të energjisë.
Kemi marrë masa për zbutjen e inflacionit, falë mbrojtës së shtresave në nevojë nga çmimi i energjisë”, tha Balluku.