Një lajm i bujshëm ka ardhur nga Spanja, me një veprim të papritur nga Luis Enrike, i cili ka zgjedhur të mos grumbullojë për finalet e Kupës së Botës në Katar portierin e Mançester Junajtid, David De Gean.
Gardiani spanjoll nuk ishte pjesë e 55 lojtarëve në listën paraprake të zgjedhur nga ish-trajneri i Barçës.
Të zgjedhurit e Enrikes për këtë rol janë Unai Simon, Roberto Sançez, David Raja dhe Kepa Arrizabalaga, duke i surprizuar të gjithë për sa i përket De Geas, i cili së fundmi ka bërë paraqitje të mira me Mançester Junajtid.