Ish-kryebashkikau i Lezhës Fran Frroku është vetëdorëzuar në Polici, pasi Gjykata e Shkodrës e dënoi me tre vite burg për shpërdorim detyre dhe tjetërsim prone.
U mësua se ishte vetë Frrokaj që ka lajmëruar vetë autoritetet për të kryer procedurat e dorëzimit të tij.
Kujtojmë se ish-kryebashkiaku i Lezhës është dënuar sot nga Gjykata e Apelit të Shkodrës me vendim të formës së prerë me 3 vite burg për shpërdorim detyre dhe tjetërsim të pronave tek “Rana e Hedhun” në Shëngjin.