Pas shumë vitesh, del vendimi për kujdestarinë e fëmijëve të Angelina Jolie dhe Brad Pitt

Pas muajsh vajtje-ardhje në gjykatë me ish-gruan Angelina Jolie, një gjykatës vendosi në favor të Brad Pitt për të ndarë kujdestarinë e përbashkët të gjashtë fëmijëve të tyre, raporton ‘Us Weekly’.

Brad 57 vjeç dhe Jolie, 47 vjeç, kanë luftuar në gjykatë për të përcaktuar kujdestarinë e Maddox, 19, Pax, 17, Zahara, 16, Shiloh, 14 dhe binjakët Knox dhe Vivienne, 12 , që nga ndarja e tyre në shtator 2016. Gjykatësi John Ouderkirk lëshoi një urdhër ku vendosi se Brad Pitt ka fituar kujdestarinë e përbashkët ligjore të gjashtë fëmijëve të tij pas një beteje 5 vjeçare ligjore. Sipas dokumenteve zyrtare, gjyqtari John Ouderkirk vuri në dukje se dëshmisë së aktores kundër ish partnerit i mungonte besueshmëria.

Megjithëse vendimi është i përkohshëm, Jolie paraqiti një kërkesë në 21 maj në Gjykatën Supreme të Los Anxhelos për të ndryshuar urdhrin e gjykatësit Ouderkirk. Jolie pretendon se gjykatësi në fjalë nuk ka marrë një vendim të drejtë dhe se nuk i ka lejuar fëmijët e tyre të dëshmonin.

Kujtojmë se para pak kohësh, Angelina Jolie ka akuzuar ish-burrin e saj për dhunë në familje dhe ka paraqitur dokumente në gjykatë duke pretenduar se ajo ishte viktimë e dhunës në familje nga Pitt. Dokumentet tregojnë më tej se fëmijët e tyre kanë rënë dakord të japin dëshmi kundër dhunës së pretenduar të aktorit 57-vjeçar. Për këtë arsye këto ditë kanë qenë shumë të vështira për Brad Pitt, ndaj ai është hedhur në krahët e ish-bashkëshortes, Jennifer Aniston për të gjetur mbështetje.

/Burimi US Weekly: përshtati në shqip Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *