Dy agjentë krimesh të komisariatit numër 1 në Tiranë janë shoqëruar mbrëmjen e sotme pas denoncimi të një qytetari, pasi ky i fundit pretendon se është kanosur dhe kërcënuar nga dy efektivët, të cilët kanë qenë jashtë orarit të punës.
Qytetari që i ka denoncuar pretendon se ka qenë me makinë me familjarë të tij në zonën e Zogut të Zi dhe pretendon se dy agjentët e krimeve të komisariatit nr.1 kanë dalë nga automjeti i tyre privat dhe e kanë ofenduar dhe kërcënuar duke iu prezantuar se janë edhe efektivë policie.
Personi në fjalë ka bërë kallëzim në komisariatin nr.3. Përfaqësues të AMP ndodhen në komisariatin nr.3 dhe po hetojnë ngjarjen.
Ka dyshime që së bashku me dy efektivët ka qenë edhe nje person i tretë, i cili ende nuk është shoqëruar nga policia.