Partia e Lirisë dotë mbajë gjatë ditës së sotme Konventën Kombëtare, ku do të zgjidhet Komiteti Drejtues Kombëtar, i kësaj force.
Partia e Lirisë do të miratojë sot disa ndryshime statutore, programin politik të partisë si edhe do të zgjedhë forumet e reja drejtuese.
Kryetari i partisë së Lirisë Ilir Meta ka shpërndarë dje në rrjetin social TikTok një video me të rinj ku ka lajmëruar për mbajtjen e Konventës Kombëtare Zgjedhore të Partisë së Lirisë.
Kujtojmë se më 25 korrik të kësaj vere, Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi Konventën e fundit Kombëtare, ku miratoi ndryshimin e mërit të partisë në LSI në PL, Partia e Lirisë.