Policia e Pogradecit ka mundur të arrestojë Fatmir Manellari, i cili dy muaj më parë vrau me thikë fqinjin e tij Safet Hyskollari, pas një konflikti për rrugën.
Manellari qëndroi i fshehur për dy muaj ndërsa u arrestua mbrëmë sapo u kthye ne shtëpinë e tij ne fshatin Zagorcan.
Ngjarja e rënd ëndodhi në datën 7 shtator, ku Fatmir Manellari goditi me thikë Safet Hyskollari, pasi viktima kishte vendosur disa tuba në një kanale kullues në një tokë shtetërore.