Ish e dashura e reperit të njohur Don Xhon, jo vetëm që e ka hedhur pas krahëve lidhjen e saj me reperin, por ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm në jetën e saj personale.
Modelja ruse, Ariana Lirey është fejuar. Këtë lajm e ka bërë me dije vetë ajo me anë të një story në Instagram, ku duket dora e saj dhe një mashkulli dhe unazat e vendosura në gisht. “Okay. Tani ka mbaruar”, shkruan ajo krahas imazhit.
Kujtojmë që Ariana dhe Don Xhoni bënë bujë të madhe me ndarjen e tyre pas deklaratave dhe akuzave që bënë publikisht ndaj njëri-tjetrit. Pas ndarjes nga modelja ruse, u raportua se reperi mund të jetë në një flirt me ish-miss Serbia, Tia Alkerdi.
Teksa nuk ka pasur asnjë reagim nga Don Xhoni, lajmin e ndarjes së tij dhe Arianës e konfirmoi vetë modelja përmes disa shkrimeve në ‘Instastory’.
Reperi disa kohë më parë publikoi bashkëpunimin e tij me Era Istrefin. Në këtë këngë tërhoqi vëmendjen e të gjithëve një fragment i reperit i cili shprehet, “E bukur është si ruse”, që u mor si një dedikim për modelen ruse.
Këtë fragment Don Xhoni e kishte publikuar edhe më herë në profilin e tij, krah një fotoje me Era Istrefin, ku u përfolën gjatë në rrjet për një romancë të mundshme.