Kryeministri, Edi Rama përmes dy postimeve në Twitter, i është përgjigjur akuzave të kreut të PD-së Sali Berisha dhe gazetarëve për shpenzimet që ka bërë me udhëtimet e tij me avion, pasi faqia e hakërave “Homeland Justice”, publikoi udhëtimet e tij jashtë vendit.
Rama ka sulmuar ashpër opozitën dhe gzatarët, për të cilët shkruan se ndjen neveri për rublaxhinjtë e opozitës, që sipas tij përhapin gënjeshtra dhe shpifin për të, ndërsa ka nxjerr statistikat duke bërë krahasim me vitet kur në pushtet ishte Sali Berisha.
Po ashtu ai ka publikuar edhe shumëm e parave që ka shpenzuar gjatë dy viteve të fundit për udhëtime.
Postimi i Ramës
Si të mos ndjesh neveri për rublaxhinjtë e opozitës dhe gjobaxhinjtë e ekraneve, përhapës gënjeshtrash e shpifjesh, katranë me bojë që tallen me publikun! Shpenzimi mesatar vjetor i Kryeministrit për udhëtimet jashtë
2012 226.893Lek të reja
2020 193.331Lek të reja
Pra në 2 vite e 9 muaj të përdorimit të avionit promocional Albania me një marrëveshje të favorshme me Air Albanian,udhëtimet e mia u kanë kushtuar taksapaguesve më pak se gjysma e udhëtimeve të shpifarakut më të ulët në historinë e Shqipërisë,kur fatkeqësisht ishte kryeministër!
— Edi Rama (@ediramaal) October 29, 2022
Si të mos ndjesh neveri për rublaxhinjtë e opozitës dhe gjobaxhinjtë e ekraneve, përhapës gënjeshtrash e shpifjesh, katranë me bojë që tallen me publikun!
Shpenzimi mesatar vjetor i Kryeministrit për udhëtimet jashtë?
2012? 226.893Lek të reja
2020? 193.331Lek të reja
— Edi Rama (@ediramaal) October 29, 2022