Spitali Memorial i Fierit ka hapur sot zyrtarisht dyert për qytetarët. Kryeministri i vendit, Edi Rama ka publikuar një video në llogarinë e tij në ‘Facebook’ me mesazhet e mjekëve, teksa thekson se që nga sot nis is faza e parë e shërbimit ndaj qytetarëve.
“MIRËMËNGJES ? dhe me disa nga pjesëtarët e skuadrës shqiptaro-turke në Spitalin Rajonal Memorial të Fierit, që sot hap dyert për fazën e parë në shërbim të qytetarëve, ju uroj një ditë të mbarë?”, shkruan Rama.