Kupa e Botës 2022: Katari punësoi ish-agjent të CIA-s për të siguruar pritjen e turneut

Një “bombë” që vjen për të njollosur edhe më shumë imazhin e Katarit, ku sipas ‘Associated Press’, vendi aziatik punësoi një ish-agjent të CIA-s për të ndihmuar në sigurimin e organizimit të Botërorit.

Sipas hetimit të përpiluar nga dy gazetarë amerikanë, Katari pagoi ish-agjentin Kevin Choker dhe kompaninë e tij “Global Risks Advisors” për të spiunuar zyrtarë të futbollit nga vende të tjera.

Amerikani dyshohet se krijoi profile false në Facebook ku pozonte si një grua e bukur për të “peshkuar” informacione përmes mesazheve të tyre private, ndërkohë që dërgonte bashkëpuntorët e tij të hequr si fotografë në mbledhjet e FIFA-s.

Siç shton ‘Associated Press’, kompania e tij duket se qëndron pas skandalit famëkeq me agjentin gjerman të FIFA-s dhe anëtarin e Komitetit Ekzekutiv të saj, i cili mori ryfshet për të ndalur kritikat e ashpra të Katërit.

Amerikani, megjithatë, tani është në duart e FBI-së pasi, ndër të tjera, ai akuzohet se ka ushtruar ndikim të panevojshëm në politikën e jashtme amerikane.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *