Në gjurmët e Diego-s/ Napoli prova arratie, synojnë fitoren e 13-të radhazi

Ky është një sezon ku në Napoli kanë nisur të ëndërrojnë për gjëra të mëdha, fundja shifrat e bluve janë me të vërtetë fantastike. Mes Serie A dhe Champions League, ekipi i Spallettit nuk ka rivalë, sot përballë Sassuolos synojnë fitoren e 13-të radhazi.

Në stadiumin ‘Maradona’, tifozët e Napolit të gjithë besojnë se ky ekip mund të ecë në gjurmët e legjendës, mitit të tyre, Diego Armando Maradona, ky grup këtë vit realisht mund të fitojë titullin kampion në Serie A.

Trajneri Spalletti është përpjekur të mbajë ekipin e tij të karikuar përpara këtij takimi teksa kërkon një fitore për t’ia dedikuar pikërisht, Diego Armando Maradonës. Java e 12-të e gjen Napolin të vetën në krye të Serie A në kuotën e 29-të pikëve, 3 më shumë se sa Milan.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *