“Rrugorja” e Tiranës vendos standard, gjoba edhe për zënie korsie

Policia Rrugore e Tiranës, ka shtuar kontrollet për shkelësit e Kodit Rrugor, falë monitorimit me dron dhe pajisje inteligjente.

Nëse dikur fokusi i Rrugores, ishte beteja për vendosjen e rripit të sigurimit, respektimin e semaforëve, alkoolin në timon etj., sot beteja është me disiplinimin përfundimtar të drejtuesve te mjeteve, duke i edukuar që pa qenë e nevojshme, mos te zihet korsia në të majtë, ajo që  ndryshe njihet si korsia e shpejtësisë.

Kështu i “detyron” shoferët të zbatojnë shpejtësinë, si dhe nuk krijon kaos të panevojshëm në rrugë, si urbane ashtu dhe interurbane.

Njoftimi i plotë:

Në këtë video të *dronit “edukues”* evidentohet pozicionimi i drejtuesve të mjeteve, në karrexhatë, duke u treguar me ✅ përdoruesit e rrugës që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe me ❌ shkelësit.

KUJDES‼️

Pas manovrës së parakalimit, mjetet duhet të zhvendosen dhe të qarkullojnë në anën e djathtë të karrexhatës, edhe kur rruga është e lirë!

Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë është i vendosur të konstatojë dhe ndëshkojë çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor!


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *