Sipas studimit, delfinët kanë emra njësoj si njerëzit

Delfinët, gjallesat më të zgjuara pas njeriut, e thërrasin njëri-tjetrin përmes një fërshëllime unike, të cilën e përdorin në një mjedis kur ka shumë delfinë të tjerë vërdallë.

Mendimi se delfinët kanë emra specifikë dhe e thërrasin njëri-tjetrin me tinguj, ka qenë e përhapur në vitet 1960 dhe këto studime kanë treguar se edhe kafshët e tjera reagojnë ndaj këtyre tingujve.

Sot, teoria zhvillohet dhe pohon se një delfin do të reagojë kur dëgjon tingullin specifik me të cilin identifikohet, për të treguar prezencën e tij dhe duket sikur do të thotë: “Po, këtu jam! Më thirre?”, – thotë Whitney Friedman, eksperte e sjelljeve të delfinëve, në Universitetin e Kalifornisë.

Gjithashtu, në një studim të botuar në 22 korrik në ‘Proceedings of the National Academy of Sciences’, ka prova bindëse që delfinët e përdorin tingullin dhe fërshëllimën unike si emër të përveçëm.

Pas një hulumtumi të kryer në lindje të Skocisë, një grup shkencëtarësh ndoqën disa delfinë të egër, regjistruan tingullin e tyre dhe kur e vendosën, një prej delfinëve reagoi. Më pas, skuadra vendosi të njëjtin tingull dhe i njëjti delfin reagoi sërish, si për të thënë: “Këtu jam pra!”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *