Ishte në lëvizje, merr flakë makina në aksin Thumanë-Fushë Krujë

Një automjet i ngarkuar me bazë ushqimore për blegtorinë është djegur në rrugën Thumanë-Fushë Krujë pasditen e sotme.

U mësua se ngjarja ka ndodhur pranë kryqëzimit të Gramzës. Një zjarrfikëse nga Kruja ndodhet në vendin e ngjarjes.

Policia po punon për hapjen e rrugës së bllokuar nga mjeti i përfshirë nga flakët.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *