Problem për Carlo Ancelottin dhe Real Madrid.
Siç raportohet nga “AS”, Karim Benzema dhe Rodrygo nuk u stërvitën në mëngjesin e sotëm. Sulmuesi francez vazhdon të zvarritet me problemin e tij muskular dhe nuk do të rrezikohet nesër ndaj Girona në Bernabeu. Braziliani i cili gjatë natës pati probleme me zorrët, është gjithashtu në dyshim.
Nuk ka probleme për Valverde, Modric dhe Ceballos që janë kthyer në dispozicion të teknikut.