“Do i fitojmë këto zgjedhje”, Meta mesazh qytetarëve: Na jepni fuqi, t’ju japim llogari

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka dhënë një mesazh pasi ka votuar për kreun e ri të partisë dhe Komitetin drejtues duke u shprehur i bindur se Opozita do t’i fitojë këto zgjedhje.

Në një prononcim para mediave, Meta u shpreh se qeveria e kryeministrit Edi Rama i ka blerë të gjitha pushtetet por, Opozita ka në dorë pushtetin e lirisë. Më tej ai u ka bërë thirrje shqiptarëve që t’i japin fuqi, në këtë mënyrë që edhe Meta t’ju japë llogari.

“Zotimi është një lidership i vendosur deri në triumf përfundimtar të lirisë mbi tiranisë. Dy parimet janë: Never give up dhe The lider should lead.

U them të gjithë qytetarëve shqiptarëve na jepni fuqi, t’ju japim llogari. Garancia juaj është referendumi, është mundësia dhe instrumenti më i rëndësishëm që keni për të kontrolluar jo pushtetin e sotëm, por çdo pushtet të radhës që nesër abuzon dhe tradhton pushtetin që i delegoni. Ne do të fitojmë, qeveria aktuale është një qeveri e pakicës së pakicës. Është një qeveri që i blinte ndeshjet vite para se ajo të fillonte. Ne jemi tepër të sigurtë në trumfin në Opozitën e vërtetë të këtyre zgjedhjeve. Ne kontrollojmë pushtetin e lirisë, është e vërtetë ajo që thoni ju se ky pushtet i ka blerë të gjitha”, tha Meta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *