Mes tensionit në tribunë, ku nuk munguan përplasjet mes tifozëve, Kastrioti ka thyer me rezultatin e pastër 3-0 Bylisin në ndeshjen e vlefshme për javën e 10.
Skuadra krutane dominoi në lojën e saj dhe ia ka dalë të gjejë avantazhin që në minutën e 34 me penalltinë e Morbek u tregua i saktë duke kaluar krutanët në avantazh.
Në pjesën e dytë, ishte Selmani që me kokë nga zhvillimi i një goditje këndi realizoi golin e dytë për Kastriotin. Për të mbyllur llogaritë, mendoi sërish Morbek që në minutën e 80 realizoi golin e dytë personal dhe të tretin.
Pas këtij suksesi, Kastrioti kalon Bylisin në tabelën e klasifikimit, ku pas 10 javësh ka grumbulluar 13 pikë, dy më shumë se ballshiotët.