-Redaksionale-
Ngjarjet e ndodhura në qarkun e Korçës kanë një emërues të përbashkët, autori u gjet ose ngjarja u parandalua. Ekziston dhe një shprehje e famshme që në Korçë vrasjet janë për shkak të pasionit, në dukje një frazë e cekët por që tregon shumë rreth kriminalitetit dhe punës së policisë e cila nuk lejon që krimi të ngrejë kokë dhe të vetmet ngjarje mbeten ato familjare.
Nëse është një qark ku përdoret fjala MEGAOPERACION është po në këtë qytet sepse Prokuroria në bashkëpunim me policinë kryejnë dhe ekzekutojnë arrestime masive duke zbërthyer deri në qelizë grupet kriminale siç edhe i kemi transmetuar në Priza.al me operacionet e koduara “Restart” apo edhe “Knock Down” etj.
Gjithashtu operacioni ‘Knock Down’ që kanë qenë hetime të shtrira në kohën ku janë arrestuar rreth 60 persona e nën hetim janë vënë 200 të tjerë. Operacione këto ku ne kemi bërë evidente disa shkelje të Gjykatës për ndryshimin e masës së sigurimit për disa të pandehur nga “arrest me burg” në “arrest në shtëpi” deri në përfundim të hetimit! Por, kjo se ka ndryshuar rezultatin pozitiv dhe impaktin pozitiv në qytetin e Korçës për punën e policisë! Dhe pse policia ka pasur rezultate kaq të larta ekziston risku që dikush të kërkojë të përbaltë punën e saj pasi dihet se shumë interesa janë prishur! Në qytetin e Korçës ekziston besimi në pjesën e shëndetshme të popullatës në ndryshimin për mirë e pozitiv për punën e policisë.
Nëse Qarku i Korçës ka qetësi, patjetër që heronjtë e kësaj qetësie janë drejtori i Policisë Korçë Gjovalin Loka, nëndrejtori Ermal Muçaj, së bashku me Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Korçë Z. Olger Eminaj etj. Të cilët nën presionin e zbardhjes të së vërtetës, nën presionin e bandave përsëri zgjedhin të ushtrojnë detyrën me dinjitet dhe përkushtim.
Në total të këtyre Megaoperacioneve janë proceduar penalisht 197 persona dhe për 127 shtetas të tjerë po vijon hetimi. Ndërkohë, kjo dorë e hekurt e policisë patjetër që ofron një klimë më paqësore dhe siguri tek popullata dhe gjithashtu zmbraps edhe ata që tundohen për t’u bërë pjesë e botës së errët.
Por, le të heqim një paralele në xhunglën e qarqeve të tjera.
Shqipëria është renditur ndër 57 vendet me kriminalitetin më të larte në rang global.
Dhe në këtë pozicion vendin tonë e mban aftësia e dobët apo pafuqësia për ta kapur dhe ulur influencën e eksponentëve që shkelin ligjin pra, mungesa e megaoperacioneve.
Sipas një raporti të Ministrisë së Drejtësisë, viti 2021 regjistroi 60 krime me vrasje, 8 më shumë se në 2020. Ndërsa për vitin 2022 vetëm në 8 muajt e parë të vitit u regjistruan plot 40 vrasje dhe atentate, disa prej tyre ende të pa zbardhura. Mjafton të përmendim pikëpyetjet e Ervis Martinajt, fati i manjatit të basteve që nuk dihet ende.
Sipas një përllogaritje vjetore çdo 6 ditë ndodh një tentativë jetë marrëse dhe pikat më të nxehta të vendit, foletë e krimit dhe drogës janë Tirana e ndjekur nga Elbasani, Vlora dhe Shkodra por, jo vetëm.
Nëpërmjet një kërkimi të thjesht vetëm të makinave të blinduara që qarkullojnë arrijmë të pikasim problematikat egzistente dhe jetë kërcënuese.
Në 13 qytete të Shqipërisë, ka rreth 120 persona që përdorin makina të blinduara për të qarkulluar. Shifrat tregojnë se Tirana ka më shumë makina të tilla, ndjekur nga Durrësi, Vlora dhe Laçi.
Sikur në këto qytete të kishte ‘dorë të hekurt’ dhe megaoperacione do kishim më pak viktima dhe kriminaliteti nuk do të ishte superior para instancave apo edhe qytetarit.
Duke iu rikthyer edhe një herë qarkut të Korçës e cila duhet të jetë alfa për tu ndjekur edhe nga Policitë e qarqeve të tjera. Sepse gjatë një viti në qytetin e Korçës Policia në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë dhe Gjykatën Korçë kanë nisur dhe finalizuar një sërë operacionesh të suksesshme. Vlen të përmendet operacioni “Restart” me 12 faza në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike ku janë sekuestruar rreth 1 ton në kuadër të këtij operacioni dhe kanë përfunduar në burg rreth 75 persona të cilët janë ende pas hekurave dhe në pritje të gjykimit! Po kështu operacionet policore “Remote” ku policia e Korçës dhe Prokuroria kanë hetuar dhe vënë përpara drejtësisë disa persona për trafikim armësh dhe minash me telekomandë!
Gjithashtu operacioni “Knock Down” që kanë qenë hetime të shtrira në kohën ku janë arrestuar rreth 60 persona e nën hetim janë vënë 200 të tjerë. Operacione këto ku ne kemi bërë evidente disa shkelje të Gjykatës për ndryshimin e masës së sigurisë për disa të pandehur nga “arrest me burg” në “arrest në shtëpi” deri në përfundim të hetimit! Por, kjo se ka ndryshuar rezultatin pozitiv dhe impaktin pozitiv në qytetin e Korçës për punën e policisë! Dhe pse policia ka pasur rezultate kaq të larta ekziston risku që dikush të kërkojë të përbaltë punën e saj pasi dihet se shumë interesa janë prishur! Në qytetin e Korçës ekziston besimi në pjesën e shëndetshme të popullatës në ndryshimin për mirë e pozitiv për punën e policisë.
Krimet kundër pasionit në qarkun e Korçës janë mjaft të ulëta por, edhe ato që kanë ndodhur autorët janë zbardhur në kohë rekord, sakaq e vetmja vrasje e ndodhur në qark është e dy grave në fshatin Proger për qëllim grabitje.
Vlen për tu theksuar se Korça ka një pozicion strategjik dhe kufitar mjaft të vështirë për tu menaxhuar.
Por ka edhe lajme jo të mira, ndodh që mes të arrestuarve prej operacioneve Gjykata ka liruar eksponent kriminal, ose më saktë një pjesë e “deformuar” e drejtësisë së reformuar. Ndërkohë, sërish ka vullnet Prokurori-Polici-Gjykatë që Korça të jetë modeli i hetimit, zbatimit dhe dënimit./Priza.al
*Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Priza.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Priza.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*