Numri i viktimave në Korenë e Jugut ka arritur në 151 persona, pasi një turmë njerëzish që ishin mbledhur për të festuar Halloween-in në një rrugicë të ngushtë përfunduan duke u shtypur me njëri-tjetrin. Nga ana tjetër, numri i të plagosurve pas përplasjes me turmën ka arrit 82, ku shërbimet e urgjencës pohojnë se 19 prej viktimave janë shtetas të huaj, ndërsa shumica e viktimave ishin adoleshentë ose mbi 20-vjeçarë.
Dëshmitarët raportojnë se panë turma që rriteshin në drejtime të ndryshme dhe më pas njerëzit humbën këmbët e tyre në një rrëmujë në shpat, duke shkaktuar një efekt domino. Videot e postuara në internet treguan njerëz që përpiqeshin të tërhiqnin të tjerët nga shtypja me krahë. Sakaq gjendja e 20 prej 82 të plagosurve është kritike, çka mund të sjellë një rritje të numrin të viktimave.
Lidhur me tragjedinë, presidenti Yoon Suk-yeol këtë të dielë ka shpallur gjendjen e zisë kombëtare.