Mijëra m2 tokë për Portin e Durrësit/ Pa asnjë transparencë, qeveria i jep tokë shtetërore falas investitorit arab

Qeveria ka vendosur më 26 tetor që të shtojë me disa mijëra metra tokë, sipërfaqen që i falet kompanisë që do ndërtojë portin e jahteve në Durrës. Janë gjithsej 818 318.98 m2 ose 81.8 hektarë tokë që do të përdoren për të ndërtuar kompleksin e hoteleve banesave dhe kalatat e portit të jahteve. Në shpjegimet e dhëna në vendimin e qeverisë dhe të pasqyruar të premten në fletoren zyrtare në disa raste bëhet fjalë për tokat ranore që sipas hartave janë krijuar nga depozitimet e detit.

Ndërkohë bashkë me këtë vendim është zgjeruar edhe sipërfaqja totale e ndërtimeve që shkon në 61 450 metra katrorë rreth 7 mijë metra më shumë se sa ishte në vendimin e parë të miratimit të këtij projekti edhe nga entet si Këshilli Kombëtar i Territorit.

Në fillim të vitit të kaluar kësaj kompanie iu falën 209 prona me një sipërfaqe prej 80.9 hektarë tokë. Ato u tha se do të përdoreshin për investimin 2 miliardë dollarësh për projektin e Durrës Yacht & Marina. Ndërkohë që është ndryshuar edhe emri i kompanisë investitore nga “Symphony Real Estate Development” sh.p.k. që ishte më herët, e cila ka kaluar tek “Eagle Hills Real Estate Development” sh.p.k sipas një transaksioni të regjistruar kohë më parë në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Projekti i Marinës së Durrësit është klasifikuar si investim strategjik duke përfituar pronën për të kryer investimin përmes një marrëveshjeje me qeverinë por mbetet ende e paqartë se cili do të jetë fitimi real i shtetit në këtë marrëdhënie. Prej vitit 2020 u fol për këtë projekt dhe në 2021 u prezantua kompania EMAAR, qe do të zbatonte projektin e Durrësit. Nga ajo kohë kanë nisur një seri ndryshimesh ligjore dhe emrash të investitorëve duke e rritur tymnajën rreth projektit.

E vetmi fakt i sigurt është se 81.8 hektarë tokë shtetërore dhe private i është falur investitorit./tch

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *