Dega e mësuesisë/ Kushi: 80% e kurrikulave do të jenë të ngjashme për arsimin e lartë

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi pas takimit me përfaqësuesit e MAS dhe ASCAP, njofton se në vitin e ardhshëm akademik 2023-2024, 80 për qind e përmbajtjes së këtyre kurrikulave do të jenë të ngjashme në të gjitha institucionet e arsimit të lartë në vend.

Kushi thekson se programet e studimit lidhen me profesionin e mësuesit, me të njëjtin profil.

Postimi i plotë:

Në kuadër të përafrimit të përmbajtjes së kurrikulës së programeve të studimit që formojnë mësues ?‍??‍? të së njëjtës fushë, zhvillova një takim me anëtarët e grupit qendror, kryetarin e grupit psiko-pedagogjik, kryetarët e grupeve lëndore dhe me përfaqësues të MAS dhe ASCAP.

Pasi vlerësova maksimalisht punën që grupet kanë bërë deri tani, theksova rëndësinë e këtij procesi dhe dakordësuam mbi hapat e mëtejshme për finalizimin e tij, me qëllim që vitin e ardhshëm akademik 2023-2024, 80 për qind e përmbajtjes së këtyre kurrikulave të jenë të ngjashme në të gjitha institucionet e arsimit të lartë në vend.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *