Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një grua ka humbur jetën.
Mediat greke bëjnë me dije se një shkëmb është shkëputur dhe ka rënë mbi banesën e gruas 45-vjeçare, ku ndodhej dhe fëmija i saj 9-vjeçar. Pjesa e shkëmbit të shkëputur u rrëzua mbi një banesë të lëshuar me qira dhe i vetmi që ka dalë pa lëndime është kryefamiljari 51-vjeçar. Mësohet se fëmija i tyre është nga rrënojat ku kishte mbetur i bllokuar.
Raportohet se fëmija ia ka dalë të shpëtojë, si dhe gjysma e godinës është shkatërruar plotësisht.