Banorët e fshatit Lumas në Berat kanë dalë në protestë këtë të dielë, pasi kundërshtojnë punimet e firmës Salillari, duke e akuzuar atë se po kërkon të shkatërrojë burimin e ujit.
Banorët protestojnë për këtë burim pasi prej këtij të fundit merr ujë e gjithë zona fshatrat deri në Lapardha duke u bashkuar më tej me lumin Osum.
Banorët shprehen se do e mbrojnë me kusht këtë burim edhe nëse do i kushtojë me jetë, pasi e gjitë zona jeton me këtë ujë.
“Jemi goditur jemi rrahur nga policia për të mbrojtur këtë burim. Ne kemi ujë, janë 11 fshatra që pretendohet se do tu japin ujë nga ky ujësjellës. Të 11 fshatrat kanë ujë 24 orë vetë dy fshatra nuk kanë ujë ato nuk i përfshin projekti Salillari. Përse do ta përdori Salillari këtë ujë. Vetëm nëse do të shkelin mbi trupat tanë do e marri ujin e Sinecit. Është i vetmi burim që ka ngelur në këtë zonë na e dhuroi zoti jetojmë me këtë ujë.
“Në këtë fshat sapo ka filluar të lulëzoj turizmi pikërisht nga ky burim po sistemohemi duke shitur prodhimet tona me marrjen e ujin ky vend di të shkatërrohet. Ne kemi qenë të pranishëm edhe kur erdhën inspektorët e IKMT së Elbasanit vlerësuan si zonë e mbrojtur dhe që është prekur e dëmtuar nga firma që po ndërton ndërsa punonjësit u kërcënuan përse shkruan atë procesverbal. Dhe vendosën edhe gjoba për shkelje dhe dëmtim zonën së mbrojtur. Ndërsa ne kemi vijuar me gjyqe, por ende vijojmë deri sa të marrim përgjigje përfundimtare”, shprehen banorët.
Sakaq banorët kanë kërkuar që qeveria t’i japë zgjidhje situatës, pasi nëse shkatërrohet burimi atëherë dhe zona boshatiset.
“I bëjmë thirrje qeverisë dhe gjithë institucioneve përkatëse të heqë dorë nga kjo zonë e mbrojtur nga ky burim mos të hallakaten më organet gjyqësore të na kthejnë sa më parë vendimin. Mos të shkatërrohet ky burim dhe këta kriminelë që kanë shkatërruar këto zona të çohen para përgjegjësisë. Ky burim që ne shikojmë sot derdhet në lumin Osum ky ujë përshkon dhe mban me jetë 1500 ha tokë. Duke shkatërruar shtratin e lumit duke marr këtë ujë kjo zonë do të braktiset përfundimisht nuk duam të sorollatemi sa në një Prokurori dhe t’ia nisin Prokurorisë Beratit, por t’i japin zgjidhje kësaj çështjeje”, thotë një tjetër banor për Shqiptaren.