Autoritetet greke kanë zbuluar identitetin e 45-vjeçarit, i cili është shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka përdhunuar një grua 38-vjeçare. Bëhet fjalë për shqiptarin Spartak Dyrmishi i cili pas aktit është larguar nga Greqia dhe mendohet se fshihet në atdhe, ekzaktësisht në Vlorë.
Policia greke ka në dorë ADN-në e të kërkuarit, të cilën e ka marrë në rrobat e viktimës së përdhunuar.
45-vjeçari akuzohet për veprat penale dhunim të kryer dhe tentativë, dhunë, kanosje me armë dhe rrëmbim.
Përdhunoi greken në stacionin e autobusit, ja ku fshihet 45-vjeçari shqiptar