Veliaj nga forumi i debatit me arkitektët: Tashmë kemi më tepër parqe dhe hapësira publike për të gjithë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka marrë pjesë në forumin ‘Designing Together’.

Veliaj nga forumi i debatit për të diskutuar mbi hapësirat publike, lëvizshmërinë tha se fokus duhet të jenë ndërtimet për të krijuar sa më tepër hapësirë për të rinjtë dhe kënde lodrash për fëmijë.

Sakaq theksoi se tashmë personat ‘që i japin dorë’ kryeqytetit lidhur me ndërtimet nuk mbahen më të fshehur, pasi çdo kompani vendos emrat e arkitektëve.

“Dua të adresoj një trend, i cili nuk ndodh vetëm në arkitekturë dhe urbanistikë, por ndodh jashtëzakonisht shumë në politikë dhe në media. E kam fjalën për këtë modën për të sharë dhe për të folur keq për vendin tonë. Thonë se të gjithë këta që ndërtojnë janë mafiozë me para të pista. Por, arkitektët kanë emër. Disa prej tyre janë këtu, me fytyrën e tyre, janë fizikisht në Tiranë. Nuk më rezulton që ndonjëri prej tyre të jetë mafioz, i përndjekur apo në gjykatë në vendet e tyre. Secila prej kompanive që ndërton ka vendosur një tabelë, ku emrat janë publikë, njerëz që njihen. Kush ka qenë në Tiranë në vitet e para, e ka parë që te “Partizani i Panjohur” rreshtoheshin matrapikët e ngulur në asfalt. E vetmja gjë që mund të bëjmë është të menaxhojmë rritjen e Tiranës. Nuk e di se çfarë përfaqësoni, por me statistikë edhe në këtë sallë, mbi 90% e juaja është e ardhur në Tiranë, dhe vetëm 10% prej jush janë këtu me stërgjyshër nga Tirana. Herën e fundit kur ishim në këtë sallë, patëm një konkurs për ndërtimin e një kulle në Tiranë. Filozofia e planit urbanistik në një Tiranë, e cila rritet me 30 mijë banorë çdo vit, ka qenë një filozofi që thotë  për sa kohë nuk jemi anëtarë të BE-së dhe nuk e përballojmë dot me buxhetin tonë një metro që kushton 300 milion euro km, për sa kohë e kemi të kufizuar hapësirën bujqësore dhe hapësirën e gjelbër në kurorën e Tiranës, kemi dy mundësi: ose të shkatërrojmë periferitë dhe të shtrihemi si qytet deri në Elbasan apo në Durrës, në Bizë të Martaneshit apo në Ndroq, ose rritemi në volum në lartësi, për të siguruar të lirojmë sa më shumë hapësira, në një qytet i cili është i destinuar të rritet në mënyrë të pandalshme”, tha ai.

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *