Emri/ Ra nga pema duke mbledhur ullinj, ndërron jetë pedagogu i Gjirokastrës

Një 62-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e djeshme në Sarandë, teksa ishte duke mbledhur ullinj.

Burime për median bëjnë me dije se viktima është Gëzim Redhi i cili punonte si pedagog i Gjuhë-Letërsisë në universitetin “Eqerem Çabej” në Gjirokastër, me titullin profesor doktor.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, në lagjen nr.1, Ksamil, dyshohet se duke mbledhur ullinj është rrëzuar aksidentalisht nga pema, shtetasi G. R., 62 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *