Një 70-vjeçar është gjetur pa shenja jete në Vlorë, pranë subjektit ku punonte si roje.
Dyshohet se shtetasi me iniciale H.A., ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 15:00, në lagjen “1 Maji”, është gjetur nga familjarët pa shenja jete, në vendin e punës si roje në një subjekt privat, shtetasi H. A., rreth 70 vjeç, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.