Juventus luan fatet e Europa League në emergjenccë totale, 12 lojtarë të padisponueshëm kundër PSG

Në mesjavë Juventus do të duhet të luajë për vendin e tretë në ndeshjen e fundit të Champions League që vlen kualifikimin për në Europa League. Në fakt, do të jenë 11 lojtarë që nuk janë në dispozicion kundër PSG për shkak të dëmtimeve të cilit i shtohet edhe Danilo i skualifikuar. Një ekip i tërë, me pak fjalë. Dhe çfarë ekipi.

Ndër mungesat kryesore janë Bremer, Paredes, Pogba dhe Di Maria ose pothuajse të gjitha blerjet e sesionit të fundit të merkatos por edhe De Sciglio, McKennie, Aké, Chiesa, Iling-Junior dhe Vlahovic ndërsa Kaio Jorge nuk është përfshirë në listë.

I vetmi lajm i mirë për Allegrin është rikthimi i Manuel Locatellit. Bonucci, Gatti, Rugani, Alex Sandro, Cuadrado, Miretti, Fagioli, Rabiot, Kostic, Milik, Kean plus Soulè, Da Graca dhe Locatelli për një total prej 14 lojtarësh në fushë plus portierët Szczesny, Perin, Pinsoglio dhe Garofani.Një emergjencë për Juventusin që për më tepër rrezikon të vazhdojë problemet edhë në derbin e Italisë ndaj Interit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *