Një çift shqiptarësh është arrestuar nga policia greke pasi janë kapur nga policia helene duke transportuar një sasi prej 46 kg kanabis.
Shqiptarët 22 dhe 27 vjeç, janë ndaluar nga Policia Kufitare e Kosturit ku në makinën e tyre iu lënda narkotike.
Fillimisht policia i bëri shenjë të rinjve të ndalonin automjetin, por shoferi shqiptar rriti shpejtësinë duke tentuar t’i largohet efektivëve, në mos bindje të thirrjes për ndalim.
Arratia e tyre ka zgjatur vetëm pak kilometra ku policia bëri të mundur arrestimin e të rinjve.
Pas kontrollit në makinë, policia gjeti një disa çanta ku ishin vendosur qeset me kanabis. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhe një shumë parash cash si dhe 4 celularë.
Sipas mediave greke, shqiptarët do e transportonin lëndën narkotike drejt Athinës.