Ajo e cila supozohet të ishte një festë me kostume të frikshme u kthye me të vërtetë e frikshme duke numëruar shumë viktima, duke raportuar të paktën 153 njerëz që vdiqën pasi turma qytetarësh u mblodhën në lagjen Itaewon të kryeqytetit të Koresë së Jugut.
Të mbijetuarit nga ngjarja tronditëse e Halloween-it në Seul, kanë folur për tmerrin që përjetuar kur shikonin miqtë e tyre dhe të huajt duke u mbytur në një rrugicë teksa muzika dëgjohej gjatë natës.
“Njerëzit filluan të shtyjnë nga pas, ishte si një valë , nuk mund të bënin asgjë,” tha Nuhyil Ahammed
Gjithashtu ai është shprehur: “Nuk mund të flija natën e kaluar. Unë ende mund të shoh njerëz që vdesin para meje.”
32-vjeçari, i cili foli për mediat e huaja BBC, tha se ai ishte i tronditur, ndërsa tregon se momentin që ndodhi ngjarja ndodhej në vështirëve për dhe se askush nuk mund të kishte bërë asgjë për të shpëtuar të tjerët apo veten e tyre.