Detaje nga vrasja e Skerdi Sanajt/ I riu u qëllua nga një makinë në ecje, njihej edhe me emrin…

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e mbrëmshme tek Kodra e Diellit, ku viktimë mbeti 39-vjeçari Skerdi Sanaj.

Burime për median bëjnë me dije se Sanaj me origjinë nga Lezha është qëlluar nga një makinë në ecje, tip ‘Benz’. Burimet bëjnë të ditur thonë se se makina është gjetur duke u djegur në zonën e Qafë Kasharit, por policia nuk bën të ditura detaje të mëtejshme. Në të gjitha dokumentet që ju gjetën me vete viktima ka emrin Skerdi Sanaj, ndërkohë që nga rojet private të kompleksit ku u vra njihet si Anton Gjini. Ai ka më shumë se një vit që është rezident te Kodra e Diellit.

Viktima kur ka mbyllur makinën te garazhi është takuar me disa shokë të tij prej nga ku është qëlluar me kallashnikov tre herë nga makina e autorëve./bw

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *