31 tetori përkon me Ditën Botërore të Qyteteve.
Për herë të parë, Dita Botërore e Planifikimit të Qyteteve është shënuar në vitin 1949, si nevojë e angazhimit gjithëpërfshirës në vendosjen e politikave, të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e kualitetit të jetës në përgjithësi.
Kjo ngjarje u iniciua nga Carlos Mariadella Paolera, profesor në Universitetin e Buenos Aires, me qëllim të avancimit të interesit publik dhe profesional në fushën e planifikimit, hartimin e planeve për zona të reja të zhvillimit, dhe të ndikojnë në korrigjimin e zonave të vjetra.
Një shprehje e famshme nga gazetarja Jane Jacobs thotë se “Qyteti ka aftësinë të ofrojë diçka për të gjithë, vetëm atëherë kur ai krijohet nga të gjithë”.
Për këtë arsye, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka caktuar këtë datë për të promovuar në masë të madhe interesin e bashkësisë ndërkombëtare në urbanizimin global, të shtyjë përpara bashkëpunimin midis vendeve në përmbushjen e mundësive dhe adresimin e sfidave të urbanizimit dhe kontributin në zhvillimin e qëndrueshëm urban në mbarë botën.