cNjë 45-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia greke, pasi akuzohet se ka përdhunuar gruan 34-vjeçare në Athinë.
Shtetasi Spartak Dyrmishi është arratisur pas ngjarjes dhe dyshimet janë se ai është fshehur në qytetin e lindjes, Vlorë.
Lidhur me ngjarjen, ka reaguar dhe nëna e Dyrmishit e cila pohon se 45-vjeçari pinte dhe i vidhte paratë.
“Ai ka vdekur për mua. Nuk mundem. E ndjej se ka vdekur. Unë nuk e dua atë. Unë jam 70-vjeç. Unë them do marr pension, po më merrte lekët. Ai pi raki, pi birra, policia erdhi këtu, gjeti një cigare hashash. Nuk e dua një fëmijë të tillë ”, tha nëna Dyrmishit.
Ja kush është shqiptari që akuzohet për përdhunim, 45-vjeçari fshihet në Vlorë