Emri/ Transportonte emigrantë të paligjshëm, kapet 34-vjeçari në Gjirokastër

Një 34-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër, pasi transportonte emigrantë të paligjshëm.

Shtetasi Ervin Lamaj është kapur me 6 shtetas nga vendet RENEA, ku u mësua se drejtonte automjetin pa leje drejtimi.

Njoftimi i policisë:

DVP Gjirokastër

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Road Guard 48”.

Tansportonte 6 emigrantë të paligjshëm, me një automjet që e drejtonte pa leje drejtimi, arrestohet në flagrancë 34-vjeçari.

Sekuestrohen 1 automjet dhe 1 aparat celular.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, bazuar në inteligjencë informative, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Road Guard 48”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. L., 34 vjeç, banues në Mallakastër.

Në vendin e quajtur “Shkalla e zezë”, Tepelenë, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin E. L., i cili po transportonte me automjetin tip “Ford”, që e drejtonte pa leje drejtimi, 6 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe 1 aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *