Ndiheni të plogësht dhe shpesh të stresuar, atëherë kontrolloni nivelin e konsumit të mishit.
Priza.al sjell në vëmendjen tuaj disa nga arsyet se pse personat që nuk konsumojnë mish kanë probabilitet dyfish më të madh për të kaluar faza depresive.
Sipas një studimi të publikuar nga “Journal of Affective Disorders”, mësohet se personat që konsumojnë pak mish ose janë vegjetarianë u mungojnë disa vitamina dhe lëndë ushqyese në vaktet e tyre dhe kjo mund të ndikojë në anën psikike.
Sakaq, personat vegjetarianë janë shpesh herë më të ndjeshëm, ndaj kjo është arsyeja se pse mund të bien më shpesh në depresion. Pavarësisht nëse jeni mishngrënës apo vegjetarian, depresioni është një gjendje serioze dhe kërkon trajtim profesional.