‘Çdo humbje jete është disfatë’/ Mjeku Brataj për lehtësimin e masave: Vera është aleati ynë, duhet hapje graduale!

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka folur për lirimin e masave kufizuese ditën e sotme nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

I ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24, Brataj tregoi disa arsye pse duhet bërë kjo hapje gradualisht.

 “E vërtetë që numri i të sëmurve ka arritur 43. Çdo ditë hyn 10-15 pacientë, por zgjat më pak koha e kurimit. Janë shumë arsye. Vërtet kemi situatë të mirë, por nuk duam ato uljet e ngritjes e kurbës. Pandemia është ende mes nesh dhe duhet të bashkëjetojmë me të. Në momentin që ti bën vaksinim masiv, ka mundësi që virusi të qarkullojë sa më pak. Të përshtatet dhe të ndryshojë mutacioni”, u shpreh Brataj.

Ndër të tjera, ai thekson se vera tashmë është aleat i fortë i Shqipërisë dhe kjo u tregua edhe vitin e kaluar.

“Për turistët në ndoqëm strategji me masa konstante. Patëm seri ndëhyrjesh. Rezultatet kanë treguar që kush ka bërë dy vaksinat, edhe nëse infektohet, format e shtrimit në spitale, janë të gjitha faktorë pozitivë. Shqipëria i ka sytë tek turizmi prandaj më 15 qershor do të jenë qendrat shëndetësore turistike për testet e shpejta për rastet e dyshuara. Kemi një aleat që na tregoi dhe vjet, s’patëm shpërthim në verë. Vera na bëri hapje të madhe të virusit tek asimptomatikët.

Për ne në radhë të parë është shëndeti i çdokujt. Çdo humbje jete është disfatë. Në bazë të rajonit dhe botës do të shihen dhe masat e mëtejshme. ‘’- tha mjeku.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *