Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së pedagogëve në orën 11 para Universitetit Politeknik të Tiranës.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Berisha shkruan se sot është revolta më e fuqishme kombëtare e universiteteve.
“Sot, në ora 11:00, para Universitetit Politeknik të Tiranës, protesta e fuqishme kombëtare e universiteteve. Të gjithë në protestë”, shkruan Berisha.