Forcat RENEA dhe FNSH kanë shkuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës, ku kanë kryer një operacion në lagjen Kiras, pasi po kërkojnë për persona me rrezikshmëri të lartë.
Mësohet se në bashkëpunim me policinë e Shkodrës, forcat operacionale kanë kryer kontrolle në disa banesa për të kapur persona me të cilët mbajnë armë pa leje.
Nga aksion i policisë së Shkodrës dhe forcave operacionale janë shoqëruar në komisariat 3 persona të cilët dyshohen për armëmbajtje pa leje.
Ndërkohë, tre të shoqëruarit ndodhen në komisariatin e policisë Shkodër duke u marrë në pyetje.