Projektbuxheti 2023/ Margariti: 2022 ka qenë i suksesshëm, presim të çojmë përpara projekte të rëndësishme

Minsitrja e Kulturës, Elva Margarit ka prezantuar projektbuxhetin në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.

Margariti tha se ministria ka çuar përpara një sërë nismash përgjatë vitit 2022 dhe e njëjta gjë pritet për vitin 2023.

Margarit tha se në këtë buxhet parashikohen një sërë projektesh ambicioze për t’u zhvilluar dhe se për t’i përfunduar ato të vitit që do lemë pas.

“Kërkojmë çuarjen përpara të nismave madhore. Ka qenë një vit i suksesshëm ai i 2022 pasi kemi vendosur përpara nisma të rëndësishme. Kemi krijuar një moment besimi për të investuar së bashku. Projektet bëhen me bashkëfinancim dhe fondi prej 150 milionë që kemi programuar do të kthehet në 300 për rijetëzim. Art në Hapësira publike do të realizojmë 7 vepra publike. Është një ndërhyrje totale në territor, konkursi ka qenë ndërkombëtar. Projekti më ambicioz është rikonstruksioni i sallës së akademisë së Arteve, në bashkëpunim me TAP. Zona e ish-kinonstudios po ritransformohet e cila do vazhdojë deri në 2023. Kemi vazhduar me fonde për godinat e dëmtuara nga tërmeti. Të gjitha këto kanë qenë të rëndësishme”, tha ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *