Sindikata paralajmëron grevë urie/ Pedagogët: Studentët e prindërit t’i bashkohen, duam mbështetje

Pedagogët janë duke vijuar protestat e tyre, prej më shumë se 2 javës pasi qeveria nuk përmbush kërkesën për rritje page.

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi tha se nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen, atëherë ata do të hynë në grevë urie ditën e mërkurë.

“Nuk duam të përdorim variantin e fundit, atë të grevës, por mund të përdoret për të ushtruar presionin e duhur mbi autoritetet për të reaguar në mënyrë konstruktive dhe ta kuptojnë rëndësinë e këtij bojkoti. Qeveria ka kohë deri ditën e mërkurë”, tha ai.

Nga ana tjetër, pedagogët i bëjnë thirrje studentëve dhe prindërve që t’i mbështesin pasi kërkojnë cilësi në institucionet e arsimit.

“Më vjen shumë keq se personat që nuk lidhen drejtpërdrejt me auditorin, si prindërit nuk janë këtu. Arsimi na përket të gjithëve. Të gjithë kërkojmë cilësi të shërbimeve që marrim. Unë konsideroj si burimin e garantimit të cilësive atë të auditorit. Synimet duhet të jenë dinamike. Duhet të miratohen në mënyrë konsensuale dhe të mbështeten me burime. Procesi i mësimit duhet konceptuar si sistem. Ndihem e keqardhur që njerëzit mungojnë. Nuk duam mbështetje me heshtje, por me prezencë”, tha një pedagoge.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *