Kreu i PD, Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se 22 milionë euro të harxhuara për 137 udhëtime me charter janë një shpenzim i çmendur i kryeministrit dhe kjo nuk ka ndodhur as nga Byroja Politike gjatë 20 viteve të marra së bashku.
“Edi Rama duhet të japë dorëheqjen të largohet menjëherë, sepse është i vetmi kryeministër në Europë dhe botë që ka realizuar me charter 137 udhëtime. Nuk ka kryeministër kund që të ketë realizuar me charter as gjysmën e udhëtimeve të Edi Ramës. 22 milionë euro udhëtime janë një abuzim i çmendur i shfrenuar, janë më shumë se çka shpenzuar Byroja Politike e Diktaturës. Ju garantoj në 20 vite të marra sëbashku me një gjakpirje të pamëshirë, e pensionistëve, arsimtarëve, mjekëve pedagogëve, për të gjitha këto Rama ka si shpjegim depersonalizimin e tij të plotë, kur u thotë shqiptarëve se ka shpenzuar 150 lekë të vjetra për udhëtim, kur u thotë shqiptarëve se charterin, “Ismailin” e Air Albania i është dhënë për promocion të avionit paçka se avioni në një udhëtim për promociojn shpenzon 150 mijë euro minimumi. Qefli i madh propocionesh na del, turpi i turpeve. Edi Rama për të mbuluar këtë superskandal, faktin se ai ka përdorur charter ndofta sa të gjithë kryeministrat e Europës e detyron atë të flasë me gjuhën e një ordineri, sikur ka traktin tretës në tru, dhe gojën si pjesë fundore të këtij trakti, ai duhet të largohet menjëherë si kryeministër. Rama është një armik i votës së lirë të shqiptarëve. Djemtë nga Dibra janë zotuar përsëri në një shoë festiv, foli përsëri për plaçkitje dhe grabitje të votave. Të përdorësh një shoë festiv të zotohesh se do grabis votat sfidon shqiptarët që besojnë ke vota e lirë, dhe i mobilizon arta për të të dhënë përgjigjen që meriton armiku i votës së lirë”, deklaroi Berisha.