‘Tapë në timon’/ Rrugorja në Fier arreston 4 shoferë, pezullohen 74 patenta

Katër drejtues mjetesh janë arrestuar në Fier, pasi drejtonin automjetet në gjendje të dehur.

Mësohet se janë pezulluar dhe 74 leje drejtimi, pasi shoferët kanë tejkaluar normat e shpejtësisë.

Njoftimi i policisë:

Policia Rrugore Fier

Kontrolle nga Policia Rrugore, të përqendruara në drejtim të shkeljeve që janë burim aksidenti.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë, Policia Rrugore ka vijuar punën për evidentimin dhe procedimin e personave që drejtojnë mjetet në mënyrë të parregullt, si dhe për konstatimin e shkeljeve që janë burim i shtuar për aksidente rrugore.

Janë ushtruar kontrolle të shumta në të gjitha akset rrugore të qarkut, jo vetëm për menaxhimin e trafikut dhe për parandalimin e aksidenteve rrugore, por edhe për evidentimin, verifikimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetet në gjendje të dehur, që kryejnë manovra të rrezikshme në rrugë, nuk vendosin rripin e sigurimit apo përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit.

Nga kontrollet e ushtruara, gjatë javës që lamë pas janë arrestuar 4 shtetas për drejtim mjeti në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

Gjithashtu, janë pezulluar 74 leje drejtimi, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 5, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Policia Rrugore e Fierit do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon për më shumë rregull e siguri në rrugë, në favor të jetës dhe të shëndetit të qytetarëve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *