Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 19-vjeçari; shpallen në kërkim dy autorët

Një plagosje me armë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë. Policia ka zbuluar se i riu 19 vjeçar është konfliktuar me dy persona të cilët ende nuk janë identifikuar.

‘Ngjarja ndodhi rreth orës 15:45, në rrugën “Liman Kaba”, në afërsi të një lokali. Burime zyrtare thanë se në rrethana ende të paqarta është plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasi me inicialet Redi Kaçorri, 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit me dy shtetas ende të paidentifikuar nga ana e Policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve, thuhet në njoftimin e policisë.

Në një prononcim për mediat, drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupaj ka dhënë detaje në lidhje me plagosjen e 19-vjeçarit Reginaldo Kaçorri në kryeqytet.

Ai shtoi se gjithçka ka nisur nga një konflikt i çastit, duke shtuar se i lënduari ndodhet për kurim tek Spitali i Traumës.

‘Është plagosur një i ri dhe ndodhet në Spitalin e Traumës dhe po bën ekzaminimet e nevojshme. Është jashtë rrezikut për jetën, grupi hetimor po punon. Ka qenë një konflikt i çastit. Të dy personat kanë qenë në lokal dhe një person ka qëlluar me armë. Mendojmë se kemi një emër të autorit, por po punojmë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Mendoj se kemi të bëjmë me motive të dobëta’, tha Jaupaj.

Është zbuluar njëri nga emrat e autorëve të plagosjes së Kaçorrit. Ai është identifikuar si Klajdi Kodra, me banim në Laç. Autori është me precedentë penalë

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *