Reforma Territoriale, Çupi prezanton raportin e PD-së: Të bëhet kalimi nga 61 në 94 bashki

Ka nisur seanca plenare e ditës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë ku po diskutohet mbi Reformën Territoriale.

Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi Tyli, në cilësinë e bashkëkryetares së Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale ka prezantuar një raport të hartuar me propozimet e Partisë Demokratike në lidhje ndarjen e re territoriale.

Gjatë fjalës së saj në foltore e Kuvendit, Çupi propozi rritjen e numrit të bashkive nga 61 në 94 në mënyrë që të mos cënohet demokracia lokale.

Gjithashtu ajo nënvizoi se reforma e njëanshme territoriale, e ndërmarrë në mënyrë të njëanshme nga maxhoranca socialiste 7-vite më parë, ka sjellë mungesë të shërbimeve për qytetarët dhe llogaridhënies në pushtetin lokal duke shtuar se një reformë e re më afër qytetarit është më se e nevojshme.

“PD kërkon një Konsensus të gjerë për riorganizimin të ri territorial. Është momenti për të patur një pushtet vendor të shëndetshëm. Mbajtja e një numri prej 61 bashkish rëndon shumë mbi demokracinë lokale. Partia Demokratike propozon kalimin nga 61 bashki në 94 bashki.

Pas 7-vitesh të zbatimit të reformës janë të qarta problematikat, mungesë e përfaqësimit të ish-komunave në Këshillin Bashkiak, mungesë e marrjes së shërbimeve nga qytetarët, mungesë transparencës dhe llogaridhënie, si dhe përhapje e korrupsionit”, tha Çupi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *